Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Diasporë kanë reaguar përmes një njoftimi të lëshuar për media.
Në këtë njoftim thuhet se këto degë e mbështesin Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për formimin e një Qeverie të re, raporton Gazeta Blic.
“Degët e LDK në Diasporë mbështesin vendimet e Kryesisë Qëndrore dhe KP, dhe kemi besim që nëse i ofrohet mundësia e themelimit të Qeverisë, LDK do të jep maksimumin në themelimin e një Qeverie të përgjegjëshme dhe kompetente për të udhëhequr vendin në këto momente kritike qoftë si pasojë e pandemisë, poashtu dhe gjendjen e vështirë ekonomike që do të jetë prezente pas pandemisë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
DEKLARATË
Degët e LDK-së në Disporë me shqetësim po e përcjellim situatën në Kosovë në luftën kudër pandemisë të virusit Covid 19, dhe lutemi për qytetarët që ta tejkalojnë këtë situatë me pasoja sa më të vogla, dhe njëkohësisht inkurajomë institucionet e shëndetësisë dhe institucionet tjera, në parandalimin e këtij virusi.
Poashtu me shqetësim po e përcjellim situatën politike pas mocionit të mosbesimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ne vlerësojmë se në situatën momentale, Kosovës i duhet më shumë se kurrë uniteti dhe mirëkuptimi në mes partive politike, e kursesi tensionimi i situatës që do të reflektonte si tek qytetarët, poashtu edhe tek imazhi i shtetit të Kosovës, imazh edhe ashtu të lënduar në sy të vendeve mike të Kosovës.
Degët e LDK në Diasporë mbështesin vendimet e Kryesisë Qëndrore dhe KP, dhe kemi besim që nëse i ofrohet mundësia e themelimit të Qeverisë, LDK do të jep maksimumin në themelimin e një Qeverie të përgjegjëshme dhe kompetente për të udhëhequr vendin në këto momente kritike qoftë si pasojë e pandemisë, poashtu dhe gjendjen e vështirë ekonomike që do të jetë prezente pas pandemisë.
Ne presim me të drejtë që filozofia e Presidentit Rugova; integrimet evropiane dhe miqësia e përhershme me SHBA-të, do të jetë prioritet mbi prioritete e Qeverisë në ardhje e Rebublikës së Kosovës.
Degët e LDK-së në Diasporë dënojmë gjuhën denigruese dhe nxitjen e urrejtjes që po shpërfaqet nga parti dhe individë të caktuar.
Gjithashtu apelojmë tek bashkatdhetarët, që të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe të kontribuojnë me konstruktivitet për vendin dhe familjet e tyre.
Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Kosovën!
Degët e LDK-së:
Osman Ferizi, kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani
Ahmet Kosumi, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër
Qibrije Hoxha, kryetare e Degës së LDK-së në Suedi
Bahtir Kastrati, kryetar i Degës së LDK-së për Beneluks
Yll Blakaj, kryetar i Degës së LDK-së në Austri
Rrustem Seferi, kryetar i Degës së LDK-së në Norvegji
16.04.2020
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga