Shkrimtari i njohur kilian humb betejën me koronavirus

00:24 | 17 Prill 2020
Trina Galanxhi

Shkrimtari më i shitur kilian, Luis Sepulveda ka humbur jetën në moshën 70 vjeçare si pasoje e Covid-19.

Ai kaloi gjashtë javë në një spital në Spanjë, pasi rezultoi i infektuar pas një udhëtimi letrat në Portugali, transmeton portal arbresh.info

Sepulveda u bë i njohur në mbarë botën pas botimit të romanit të tij “Burri plak që lexon letra dashurie”, në vitin 1988.

Si socialist, ai u burgos në Kili nën sundimin ushtarak të Gjeneralit Augusto Pinochet përpara se të shkonte në internim.

Ai ishte një nga shumë shkrimtarët, aktivistët dhe intelektualët e së majtës të shënjestruar nga gjenerali i krahut të djathtë që rrëzoi Presidentin socialist Salvador Allende në 1973./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme