Google ADS

Vdes një i burgosur

22:07 | 16 Prill 2020
L G

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve bën të ditur se  në  Spitalin Rajonal të Pejës  ka vdekur një i burgosur.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 19:20, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  A. V.  I burgosuri në orën 17 00 është vizituar nga mjeku me shenja të vjelljes dhe pauzës. Pas ekzaminimit mjeku e trajton me terapi dhe  përcjell  gjendjen e tij”, bën të ditur SHKK.

Sipas SHKK-së, rreth orës 18 20, gjendja shkon duke u përkeqësuar dhe gjatë ri ekzaminimit me EKG vërehen ndryshime në elektrokardiogram dhe në shenja klinike.

“Menjëherë fillon ndihma adekuate profesionale me okigjenoterapi dhe me reanimim kardiopulmonar, me  autoambulancë, nën përcjelljen e mjekut dhe infermierit i burgosuri dërgohet në SP në Pejë.  Edhe aty nga kardiologu kujdestar vazhdon reanimimi por pa sukses, i burgosuri nuk arrin të mbijetojë. Në orën 19 20 nga kardiologu konstatohet vdekja”, thuhet në njoftim./arbresh.info

Njoftimi i plotë: 

Njoftim i përbashkët nga SHKK dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Prishtine, 16 prill 2020 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 19:20, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  A. V.

A.V në orën 17 00 është vizituar nga mjeku me shenja të vjelljes dhe nauzës. Pas ekzaminimit mjeku e trajton me terapi dhe  përcjell  gjendjen e tij.

Rreth orës 18 20, gjendja shkon duke u përkeqësuar dhe gjatë ri ekzaminimit me EKG vërehen ndryshime në elektrokardiogram dhe në shenja klinike.

Menjëherë fillon ndihma adekuate profesionale me okigjenoterapi dhe me reanimim kardiopulmonar, me  autoambulancë, nën përcjelljen e mjekut dhe infermierit i burgosuri dërgohet në SP në Pejë.

Edhe aty nga kardiologu kujdestar vazhdon reanimimi por pa sukses, i burgosuri nuk arrin të mbijetojë. Në orën 19 20 nga kardiologu konstatohet vdekja.

I njëjti gjatë qëndrimin në burg, në mënyrë periodike është kontrolluar dhe i janë bërë vizitat sistematike të cilat çdo herë kanë qenë në normë. Në pranim e edhe gjatë burgimit PA ka qenë 120/80 mmHg.

Gjatë kësaj periudhe, ka pasur disa probleme të vogla shëndetësore, si:

  1. 14.06.2017 colica renalis (dhembje në regjionin e veshkave) të cilat janë trajtuar nga urologu;
  2. Po këtë vit ka pasur edhe Lumboischialgia (dhembje në regjionin e shpinës) e cila është ekzaminuar me RTG dhe është trajtuar nga ortopedi;
  3. Në 2017 ka pasur edhe probleme me dhëmb të cilat janë trajtuar nga dentisti;
  4. Me 14.03. 2018 ka pasur një Furunculus (ithatë) i cili është trajtuar nga kirurgu ;
  5. Me 30.11.2018 si pasoj e një rrëshqitjeje në dhomë ka pasur një distorsio art T/C dex (përdredhje të nyjës së poshtme të këmbës) e cila po ashtu është trajtuar nga ortopedi.

I njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vjedhje e rëndë dhe po e mbante dënimin  ne pavijonin me tretman të avancuar.

Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme