Google ADS

Genta Ismajli ndan një moment romantik me partnerin turk

21:26 | 16 Prill 2020
A. B.

Këngëtarja Genta Ismajli po e shijon në maksimum romancën e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Ajo nuk heziton që momentet e lumtura të jetës së saj t’i ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info

Së fundi, ajo postoi një video, në të cilën shfaqet me një buqetë trëndafila në duar, ndërsa i dhuronte puthje Huseyinit.

“Kthim në kohë, i dashuri im, të dua”, ishte mbishkrimi që këngëtarja ia la videos që e ndau me ndjekësit.

Këngëtarja përndryshe tash e sa kohë është duke punuar në një projekt të ri muzikor, që do të vijë në bashkëpunim me një emër të njohur turk./ arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme