Maqedoni, miratohet informacioni për përgatitjen e Projektit për ballafaqim urgjent me COVID-19

21:07 | 16 Prill 2020
L G

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi informacionin për rrjedhën e përgatitjes së Projektit për menaxhimin emergjent të KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa obligoi Ministrinë e Financave të aplikojë në Bankën Botërore për të siguruar hua për zbatimin e të njëjtës.

“Shfrytëzues të projektit do të jenë e gjithë popullata duke marrë parasysh natyrën e sëmundjes, personat e infektuar, popullsinë nën rrezik, veçanërisht të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, personelin mjekësor, institucionet mjekësore dhe institucionet e testimit dhe institucionet e shëndetit publik të angazhuara për menaxhim me KOVID -19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Pres shërbimi qeveritar.

Prandaj, ata shtojnë se si shfrytëzues do të përfshihen edhe personat që kanë nevojë për zbutjen e ndikimit shoqëror (mbrojtje sociale).

Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave që të përgatisë dhe dorëzojë deri tek Banka Botërore kërkesën për zgjedhjen e kushteve për sigurimin e kredisë nga Banka Botërore për Projektin për menaxhimin emergjent me KOVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme