Zaev dhe Mickoski dalin nga karantina

19:47 | 16 Prill 2020
L G

Liderët e partive të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski edhe në testin e dytë për coronavirus dolën me rezultate negative.

“Sot, në përputhje me protokollet shëndetësore, mua më është bërë një test i dytë për praninë e coronavirusit, i cili, ashtu si testi i parë, është negativ”, tha drejtuesi i LSDM-së, Zoran Zaev.

Edhe Mickoski në profilin e tij në Facebook shkruan se pas testit të dytë negativ për coronavirus del nga izolimi dhe u kthehet aktiviteteve të rregullta të tij./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme