Mjeku shqiptar: Covid-19 do qëndrojë për vite me radhë mes nesh, të mësohemi me idenë

19:50 | 16 Prill 2020
Arditë Shkodra

Epidemiologu Dritan Ulqinaku shprehet se koronavirusi do të qëndrojë për një kohë të gjatë në qarkullim dhe se qytetarët do duhet të përgatiten dhe mësohen me ‘rregullat e reja’ për të mos përqafuar apo dhënë dorën njerëzve.

Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” mjeku u shpreh se duhet të mësohemi me idenë e bashkëjetesës me Covid-19.

“Unë e kam shprehur edhe më përpara ne na ka dalë frika nga ky virus dhe nëse vazhdon ky ndërgjegjësim me mos përqafimim, mos shtrëngimin e duarve dhe mbajtja e distancës është fare normale, por duhet të përgatitemi që me këtë virus të bashkëjetojmë për shumë vite.Nuk ka asnjë shenjë që ky virus po del nga qarkullimi, kështu që nëse i referohemi virusit të sarsit që pas 6 muajsh doli nga qarkullimi dhe kurba e tij filloi një rënie të dukshme që pas muajit të tretë nuk ekziston i njejti fenomen me COVID-19 dhe pas tre muajve nga rastet e para, kurba është në rritje eksponenciale fatkeqësisht në këto momente që ne flasim“, u shpreh epidemiologu.

Ulqinaku shtoi gjithashtu se deri në 30 raste në ditë janë normale dhe të menaxhueshmë aq sa të mos krijojë kolaps në sistemin shëndetësor.

“Lufta do të jetë e gjatë, ne shpresojmë që të mos kemi një valë të dytë vazhdojmë ta menaxhojmë dhe padiskutim do kemi ulje dhe ngritje të vogla. Janë të pritshme nga 0 deri në 20 apo 30 raste në ditë janë të pritshme që mund të vazhdojnë për një kohë shumë të gjatë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme