Përfaqësuesit e Sindikatës së Sektorit Privat janë dakorduar, që përmes protestës të shprehin pakënaqësinë për mos implementimin e kontratës kolektive dhe për kushtet e rënda të punës, me të cilat po përballen këta punëtorë.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë (SPEVZ) Jusuf Azemi, gjatë një mbledhje tha se përkundër pritjeve të tyre takimeve të shumta me njerëz kompetentë, kërkesat e tyre nuk u përmbushen dhe nuk kane zgjidhje tjetër pos të thirrin protestë.
Mes tjerash, u përmendën padrejtësitë ndaj punëtorëve, largimet nga puna, pagat e ulëta e shumë shqetësime të tjera.
Me dakordimin e të gjithë pjesëmarrësve përfaqësues të sindikatës u vendos që të thirret një protestë, hapat e së cilës do të bëhen të ditur në ditët në vijim.
Protesta është paraparë të mbahet ditën e enjte me fillim prej orës 10:00
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...