Google ADS

Tërmet afër zonës më të goditur nga coronavirusi në Itali

17:48 | 16 Prill 2020
L G

Italia veriore është goditur nga një tërmet, ndërsa vazhdon të luftojë pandeminë e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti me magnitudë 4.3, goditi rajonin Emilia-Romagna, rreth 1 kilometër larg nga Coli – njëherit njëra ndër zonat më të prekura nga shpërthimi i COVID-19 në vend.

Bëhet e ditur së tërmeti ndodhi rreth 46 kilometra në veri-lindje të qytetit të Gjenovës, ndërsa dëshmitarët u shprehën të tronditur.

Deri më tani nuk është raportuar për lëndime ose dëme të mëdha materiale.

Fenomeni u regjistrua në orën 11:42 të mëngjesit, ndërsa dridhjet e lehta janë ndjerë në Milano, në rajonin fqinj të Lombardisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme