Shërohen edhe 23 të infektuar me Covid-19 në Maqedoni

17:15 | 16 Prill 2020
L G

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se në Klinikë janë shëruar 5 pacientë dhe 18 të infektuar të tjerë të cilët shëroheshin në kushte shtëpiake të cilët pas dy testimeve kontrolluese kanë rezultuar negativ.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka humbur jetën edhe një pacient 50 vjet i cili u hopsitalizua më 27 mars.

Me rastet e reja gjithsej në Maqedoni ka 1.081 pacientë të diagnostikuar ndërsa sipas vendbanimeve 367 janë në Shkup, 306 në Kumanovë, Dibër 51, Shtip 32, Prilep 100, Tetovë 48, 50 Strugë, 40 Veles, 15 Manastir, 7 Ohër, Kavadar 7, Gostivar 12, 4 Gjevgjeli, 2 Strumicë, 4 Kriva Pallankë, Radovish 4, 3 Krueshevë, 26 Koçani, 2 Probishtip, 2 Kërçovë dhe dy në Negotinë.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 107 raste të reja që është numër rekord sa i përket të infektuarave në Maqedoni./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme