Lushtaku kujton 21 vjetorin e rënies së heroit Shelzen Haradinaj

16:56 | 16 Prill 2020
L G

Ish-kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar sot 21 vjetorin e rënies së heroit Shelzen Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka thënë se Shkelzeni, si gjithë vëllezërit e tij, u rreshtua në mbrojtje të së drejtës, duke luftuar për lirinë e Kosovës.

“Në 21 vjetorin e rënies, kujtoj strategun e madh, trimin e rrallë e burrin e vendosur, heroin Shkelzen Haradinaj. Ai si gjithë vëllëzërit e tij, u rreshtua në mbrojtje të së drejtës, duke luftuar për lirinë e Kosovës. Ishte burrë i madh e i palëkundur. Së bashku me Luan e Fatmir Nimanajn e me Hasim Halilajn, ranë me 16 Prill 1999, për të jetuar përjetë kujtimi dhe vepra e tyre. Lavdi për jetë e mot!”, ka shkruar Lushtaku./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme