Google ADS

Koncerti i Andrea Bocellit nga katedralja e zbrazur bëhet ngjarja më e madhe klasike me 35 milionë shikime

16:18 | 16 Prill 2020
A. B.

Këngëtari italian i operës Andrea Bocelli ka mbajtur një koncert ‘live’ në katedralen e zbrazët ‘Duomo di Milano’ për të dërguar dashuri në Festë të Pashkëve.

Performanca e së Dielës së këngëtarit të Operas, me rastin e Pashkëve, është bërë ngjarja më e madhe muzikore klasike e të gjitha kohërave, me një shifër prej 35 milionë personash që shikojnë koncertin 30-minutësh, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info

Ngjarja historike arriti mbi 2.8 milionë shikues në kohë reale, duke e bërë atë një nga shfaqjet më të mëdha muzikore të transmetimit të drejtpërdrejtë të të gjitha kohërave dhe audiencës më të madhe të njëkohshme për një transmetim klasik live në historinë e YouTube.

Videoja mori më shumë se 28 milionë shikime nga e gjithë bota në 24 orët e saj të para.

Pandemia është përhapur në të gjithë Italinë – veçanërisht në rajonin verior të Lombardisë – duke u marrĽ jetën 19.899 njerëzve deri më tani dhe duke infektuar më shumë se 150,000.

Por italianët shpresojnë se ata kanë kaluar kulmin, pasi 431 vdekje të reja u raportuan nga shërbimi i mbrojtjes civile të dielën – që shënon shifrën më të ulët që nga data 19 mars./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme