Ikona e muzikës ‘Jazz’, vdes nga koronavirusi

16:00 | 16 Prill 2020
A. B.

Lee Konitz, një prej artistëve më të mëdhenj në botën e xhazit, ka vdekur në moshën 92-vjeçare në Lenox Hill Hospital të New York-ut nga koronavirusi. I lindur në Chicago në 13 tetor 1927, saksofinisti gjatë karrierës së tij të gjatë ka luajtur me më të mëdhenjtë duke filluar nga Miles Davis, Michel Petrucciani, Ornette Coleman dhe shumë të tjerë.

Ai është i famshëm mbi të gjitha për punën e tij me Mile Davis në vitet 1949 dhe 1950 për albumin “Birth of the Cool”, por karriera e tij filloi një gjeneratë më përparë. Puna e tij e parë e rëndësishme ishte si xhazistin në orkestrën e drejtuar nga Teddy Poëell.

Mentori i tij ishte pianisti i verbër Lennie Tristano. Ai ishte mik dhe koleg me Charlie Parker dhe ka punuar së bashku me muzikantë kalibri si Stan Kenton dhe Claude Thornhill.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme