Pensionistët kërkojnë orare për të dalë: Duhet të paguajmë faturat

15:02 | 16 Prill 2020
Arbresh.info

Izolimi në shtëpi ka bërë që shumë pensionistë të mos paguajnë faturat e energjisë apo ujit. I tillë është dhe rasti i Pëllum Gegës i cili ka respektuar masat por nuk di si të veprojë për pagesën e faturave.

Vendosja e rregullave të reja në lidhje me pandeminë e koronavirusit i ka vënë në vështirësi kryefamiljarët pensionistë që duhet të paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm. Ndërkohë që janë urdhëruar të mos dalin nga banesa, kryeministri ka deklaruar se faturat e dritave dhe të ujit duhet të paguhen në kohë.

Pëllumb Gega tregon se masat i ka respektuar, por kërkon ndryshimin e masave për pensionistët pasi u duhet të kryejnë pagesat .

“Unë duhet të kem një orar për të paguar dritat, sepse do vijë puna janë me kamatë edhe uji me kamatë. Ne jemi të detyruar të dalim”

Edhe pse qeveria garantoi se për këtë shtresë do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë për çiftin Gega nuk ka menduar njeri.

“Nga bashkia nuk na ka ardhur asnjeri, të paktën të pyesin, sepse ata e dinë kush janë çiftet që nuk kanë fëmijët këtu”

66 vjeçari tregon se i duhet të marrë dhe ilaçet për bashkëshorten e sëmurë.

“Nuk i gjejmë dot ilaçet këtu se i merrnin nga Italia. Jemi në një moment kritik për shëndetin e saj”

Të moshuarit prej ditësh janë ankuar për neglizhencë nga ana e Bashkisë Tiranë e cila nuk po kujdeset për to në ndihma me ushqime apo medikamente./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme