Luisana i del në mbrojtje burrit të saj Michael Buble i cili akuzohej se ushtron dhunë ndaj saj

14:40 | 16 Prill 2020
Arbresh.info

Michael Buble po kritikohet shumë online, pas një videoje live në Instagram, ku u shfaq me të shoqen, aktoren Luisana Lopilato. Në video Luisana përshëndet ndjekësit, duke folur para Michael, ndërsa ai e shtyn me bërryl. Aktorja dëgjohet teksa thotë “më fal” dhe më pas Michael e tërheq drejt tij. Pak minuta më vonë, këngëtari i largohet bashkëshoretes, pasi ajo përpiqet t’i rregullojë flokët.

https://twitter.com/victoriac_19/status/1249209842222469123?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1249210047953014786&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.classlifestyle.com%2Fnews%2F42652%2Fnjerezit-mendojne-se-michael-buble-keqtrajton-te-shoqen-videoja-e-tyre-po-behet-virale%2F

https://twitter.com/victoriac_19/status/1249210047953014786

Pas kësaj videoje, fasat e Lopilato-s iu drejtuan Twitter-it për të shprehur shqetësimet e tyre për mënyrën si Michel e trajton. Të shumtë janë ata që mendojnë se ai e keqtrajton të shoqen, pasi kjo nuk është hera e parë që episode të tilla të pakëndshme ndodhin në videot e tyre live.

https://twitter.com/victoriac_19/status/1249210420910530560

Po ashtu, fansat risollën në vëmendje një pjesë nga një intervistë e vitit 2013 që Michael ka dhënë për Event Magazine, ku ai shprehet se ka pasur tendenca dhune, pasi ka qenë pre e dhunës kur ka qenë fëmijë.

Luisana ka reguar menjëherë pasi videot janë bërë virale, duke i mohuar totalisht pretendimet për dhunë dhe duke mbrojtur të shoqin:

“Është e pabesueshme si janë disa njerëz. Ndërkohë që ne jemi në mes të një pandemie dhe po jetojmë në karantinë, duke u përballur me frikën, vetminë dhe me të gjitha llojet e pasigurive, unë dhe bashkëshorti im mundohemi t’ju sjellim pak lumturi me videot tona live. Ndërsa disa njerëz me qëllime të sëmura, çfarë s’postojnë, duke mos e njohur familjen tonë, apo dhimbjen në të cilën kemi kaluar. Dua që ta dini që nuk kam asnjë dyshim për atë që bashkëshorti im është dhe do ta zgjidhja edhe 1000 herë të tjera.”

https://www.instagram.com/p/B-3tD-fllFs/?utm_source=ig_embed

Luisana u kërkoi fansave të mos u besojnë këtyre gjërave që thuhen online, pasi sipas saj thjesht janë duke u munduar të përfitojnë like dhe ndjekës në këtë kohë pandemie.

Lexoni me shume:

Këngëtari i famshëm tregohet agresiv ndaj gruas në Instagram Live

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme