‘Covid-19 ndodhet kudo’, lajme të mira nga studimet e fundit

14:11 | 16 Prill 2020
Arbresh.info

Nëse miliona njerëz janë infektuar javë më parë pa pasur pasoja fatale, virusi duhet të jetë më pak vdekjeprurës sesa sugjerojnë të dhënat zyrtare.

Një ndër pak faktet e sigurta mbi COVID-19 është se ai është përhapur shumë më shpejt sesa deduktohet nga të dhënat zyrtare. Shumica e shteteve kanë kryer teste të pakta, duke u fokusuar mbi të sëmurët. Vetëm 0,1% e amerikanëve dhe 0,2% e italianëve janë testuar dhe kanë dalë pozitivë. Ndërkohë që, një studim i të tërë i popullatës së qytezës italiane Vò gjeti një përqindje infektimi prej 3%.

Mungesa e testimeve ka bërë të fillojë përdorimi i “testimeve të përafërta” për COVID-19, duke filluar nga termometrat inteligjentë e deri te kërkimet në Google me fjalët “nuk nuhas dot” (I can’t smell). Në një publikim shkencor, Justin Silverman dhe Alex Washburne, kanë përdorur të dhënat mbi sëmundje të ngjashme me gripin (ILI influenza-like illness), për të treguar se SARS-CoV-2 tashmë është i përhapur gjerësisht në SHBA.

Çdo javë, 2600 mjekë amerikanë raportojnë pacientë me sëmundje të ngjashme me gripin (ILI), temperaturë të paktën 37.8 gradë dhe kollë ose dhembje fyti, pa arsye të tjera të ndryshme nga gripi. Pa ndonjë surprizë, ILI shpesh shkaktohet nga gripi. Por ka edhe shumë sëmundje të tjera që shkaktojnë ILI, si e ftohura e zakonshme, faringiti dhe, tani, edhe COVID-19. Autorët konsiderojnë se shifrat e këtyre pacientëve me ILI që janë me grip, shkojnë paralel me numrin e testeve të gripit që janë pozitive në atë javë dhe atë shtet. Kjo gjë u bën të mundur të vlerësojnë se sa shumë njerëz kanë ILI mjaftueshëm të rëndë sa të duhet të shkojnë te mjeku, por nuk kanë grip, dhe sa më shumë njerëz kanë pasur në vitin 2020 ILI pa grip në krahasim me vitet paraardhëse.

Ata zbuluan se ILI pa grip është rritur në mënyrë të menjëhershme. Këto rritje shfaqin të njëjtat modele gjeografike si rastet me COVID-19: modeste në shtetet ku janë bërë pak teste, si Kentucky, dhe shumë të larta në shtetet me vatra të mëdha, si New Jersey. Në total, ILI pa grip në datat 8 deri 28 mars 2020 kanë tejkaluar bindshëm nivelin historik me rreth 23 milionë raste – 200-fishi i numrit të testeve pozitive për COVID-19 në të njëjtën periudhë. Ky mund të jetë një mbivlerësim për COVID-19, pasi ILI pa grip mund të ketë edhe shkaqe të tjera. Megjithatë, këto vlera mund të jenë edhe shumë të ulëta, pasi individët me COVID-19 asimptomatike ose të lehtë nuk kanë arsye të shkojnë te mjeku raportues, shkruan Revista Class

Ky duket si alarm, por në fakt janë shifra që japin siguri. COVID-19 i duhen 20-25 ditë që të vrasë. Në artikull shënohet se 7 milionë amerikanë ishin të infektuar në datat 8-14 mars 2020, dhe të dhënat zyrtare tregojnë 7.000 vdekje tri javë më pas. Si rrjedhojë, raporti i fatalitetit është 0.1%, ngjashëm me atë të gripit. Kjo vlerë është mrekullisht e ulët, vetëm një e dhjeta e përllogaritjeve të tjera. Ndoshta mund të ketë edhe gabim, sepse vdekjet mund të jenë të nënraportuara. Megjithatë, ndoshta, spitalet e New York-ut janë të mbingarkuara, pasi virusi është aq ngjitës saqë e ka ngjeshur në një javë të vetme ekuivalentin e rasteve me grip të një viti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme