Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të seancës parlamentare ku tha se me votimin e ndryshimeve në Kodin penal, u bë një punë e mirë në favor të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Rama theksoi jashtë parlamentit se Shqipëria ishte vendi i vetëm në Evropë me një Kod Penal, që nuk parashikonte asgjë për një situatë epidemie.
“Sot është bërë një punë e mirë në favor të situatës, përtej kritikave. Sot kemi mbushur një boshllëk të Kodit Penal, që rezultonte i vetmi Kod Penal në Evropë pa asgjë të shënuar për një situatë epidemie. Për më tepër, në këtë fazë ku ne po përgatitemi që të hyjmë në procesin e hapjes graduale të aktivitetit ekonomik dhe të normalizimit sa është e mundur të jetës. Ishte e pamundur të konceptohej që paralelisht të mos kishim edhe këto masa që të garantojnë hapjen, sepse ajo që kemi vënë re, një shqetësim i ardhur dhe nga drejtuesit e policisë, kryetarët e bashkive, është një lloj relaksimi dhe lëshimi, që nuk mund të kthehet në fenomen, se është i rrezikshëm.
Ne kemi rezultate të shkëlqyera në frontin e luftës sa i përket shëndetit. Pavarësisht se kemi humbje jetësh dhe cdo jetë është shumë e cmuar, por përsëri në tërësi kjo situatë lexohet gabimisht nga një pjesë e njerëzve, që mendojnë se iku kjo gjë, apo ca tjerë që merren me teori konspiracioni. Në këtë mënyrë na duhet të garantojmë hapjen, duke mbrojtur jetën. Në këtë aspekt, mendoj se është bërë gjëja e duhur”, deklaroi Rama./TCH
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë