Shtatzëna me COVID-19 në Kosovë, në gjendje të rëndë shëndetësore

13:12 | 16 Prill 2020
M. A.

Shtatzëna me COVID-19 në Kosovë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në kujdesin intenziv.

Infektologu Salih Ahmeti në një konferencë për media ka thënë se gjendja e shtatzënës me COVID-19 është e rëndë.

Ai tha se pacientja është pranuar në Klinikën Infektive e intubuar dhe me probleme të theksuara të mushkëri.

“Dje kemi marrë një shtatzënë, e cila është në gjendje të rëndë , në kujdesin intensiv, ne jemi duke u kujdesur për të në bashkëpunim me mjekët e drejtimeve gjegjëse, jemi në konsultim me gjinekologët, anesteziologët dhe neonatologët. Pacientja ka ardhur te ne me probleme mushkërore të mëdha dhe e intubuar, ne do t’i ofrojmë ndihmë të madhe asaj dhe do të shfrytëzojmë protokolle për shtatzëna. Edhe shtatzënat sikurse secili individ që mund të jenë të prekur me COVID-19, me shkallë të lartë apo të ulët të virusit”, tha Ahmeti.

Numri i rasteve në Kosovë deri më 15 prill : 423 të infektuar, 10 të vdekur, 71 të shëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme