Pas masave të fundit qeveritare që kufizojnë lëvizjet e njerëzve në bazë të numrit të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit, Posta e Kosovës nga sot ka vënë në funksion shtesë edhe 7 zyra kujdestare, të cilat do të ofrojnë shërbime qytetarëve në qytetet/regjionet më të mëdha me orar: 08:00 – 22:30 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.
Këto janë adresat e zyrave nëpër qytetet kryesore të Kosovës që do të ofrojnë sherbime shtesë deri në orën 22:30.
Në Prishtinë, Zyra Postare që objektin kryesor në lagjen “Dardania”,
Në Prizren, Zyra Postare në Rr. “Adem Jashari”,
Në Mitrovicë, Zyra Postare në Rr. “Afrim Zhitia”,
Në Pejë, Zyra Postare në Rr. “Mbretëresha Teutë”,
Në Gjakovë, Zyra Postare në Rr. “UÇK”,
Në Gjilan, Zyra Postare në Rr. “Adem Jashari”,
Në Ferizaj, Zyra Postare në Rr. “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërsa në zyrat tjera postare në çdo komunë, shërbimi për qytetarët ofrohet me orarin: 08:00- 16:00 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.
“Sikurse deri më tani, Posta e Kosovës mbetet pranë qytetarëve duke iu ofruar të gjitha shërbimet dhe produktet, pavarësisht gjendjes së pandemisë të COVID-19 në të cilën ndodhet edhe vendi ynë, ne do t’ju përshtatemi lirisë së lëvizjes së gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...