Në këtë pikë, nuk mund të mos e dini çfarë është TikTok-u. Para gjashtë muajsh, nëse jeni mbi 23 vjeç, do ju falej, por gjërat kanë ndryshuar. Në Instagram shihni video nga TikToku, shoqëria ju çon linqe TikToku gjithë kohës dhe madje, mund të keni shkarkuar edhe aplikacionin nga mërzia. Por fakti që pranoni se është argëtues, nuk do të thotë se jeni gati të zhyteni në kulturën e TikTokut.
Dhe me të drejtë. Ata që kanë më shumë sukses në TikTok janë adoleshentët, sidomos Charli D’Amelio që është e pashmangshme. Është njeriu më i ndjekur në TikTok, por pse? Kush është Charli D’Amelio dhe pse është e famshme?
Para se të vijojmë, le të theksojmë që Charli është vetëm 15 vjeçe. Domethënë është lindur në 2004-n. Ligjërisht nuk punon dot, nuk i jept dot makinës, nuk bën dot asgjë për të rritur, por ja që ka 48 milionë ndjekës.
Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Charli hapi një profil në TikTok verën e kaluar dhe që atëherë, të gjitha videot e saj janë parë tre miliardë herë.
Por çfarë bën Charli në TikTok që e pëlqejnë kaq shumë? Videot e saj nuk janë origjinale apo të gjetura. Është thjesht një 15-vjeçare simpatike që kërcen si mijëra të tjerë. Një video për referencë. Në profilin e Charli ka me qindra si kjo.
Në rregull, Charli ka rroba të bukura, ndriçim të mirë dhe di të kërcejë si gjithë të tjerët? A mjaftojnë këto për t’u bërë i suksesshëm? Ndonjëherë po, por në këtë rast, Charli ka një sekret: Hype House. Nëse s’e dini ç’është, ja çfarë duhet të dini. Hype House është një grup prej 20 TikTokerësh, përfshirë Charli dhe motrën e saj Dixie, që punojnë bashkë për të krijuar video virale.
Hype House u themelua nga Lilhuddy, një 17-vjeçar me miliona ndjekës në TikTok. Lilhuddy, emri i vërtetë i të cilit është Chase Hudson, ishte i dashuri i Charli deri para pak kohësh. Në internet qarkullonin fjalë se ai e kishte tradhtuar me një tjetër anëtare të Hype House dhe më në fund pranuan ndarjen. Theksojmë që gjithë të përmendurit janë fëmijë.
Ky ndryshim në jetën e Charli-t nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në karrierën e saj. Ajo është më e fuqishme se gjithë anëtarët e tjerë bashkë. Që kur u bë e famshme në TikTok, Charli nënshkroi një kontratë me agjencinë e talenteve UTA, u përfshi në një reklamë të Super Boël dhe krijoi video me Jennifer Lopez dhe modelet e Prada.
Gjatë kësaj jave, Charli la të kuptohej se mund të realizohet një reality show me familjen e saj në qendër. Kështu që nëse largohet nga Hype House, thjesht do gjejë më mirë.
Shpresojmë ta keni mësuar kush është Charli D’Amelio dhe të mos pohoni kot me kokë kur motra apo shoqet më të vogla në moshë t’ju flasin për të.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...