Qeveria shqiptare, nëpërmjet një akti normativ, ndryshoi buxhetin e vitit 2020, duke bërë ndërhyrje në krahun e shpenzimeve dhe kufirin e borxhit publik, por jo tek të ardhurat.
Ky është ndryshimi i dytë brenda një kohe të shkurtër, pas atij të mesit të marsit, i diktuar nga situata e jashtëzakonshme që ka krijuar pandemia e Covid-19.
Sipas aktit normativ, kufiri i borxhit publik u rrit me 14, 9 miliardë lekë (116 mln euro) ose me 1%. Në raport me PBB-në e vitit 2019, borxhi publik është rritur me 0,8% me ndërhyrjet e fundit.
Sipas ndryshimeve, rritja e borxhit publik do të përdoret për të fuqizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. Qeveria ka marrë ndërkohë më herët 174 milionë euro nga FMN përmes aktivizimit të Instrumentit të Shpejtë të Financimit (RFI), ndërsa ka siguruar në tregun e brendshëm 100 milionë euro, përmes emetimit të obligacioneve me interes fiks dyvjeçar.
Me ndryshimet e fundit në buxhet, Fondi i Rezervë i qeverisë shkon në rreth 16,2 miliardë lekë ose 116 milionë euro nga 1.7 miliardë lekë që ishte planifikuar në ligjin e buxhetit 2020, ku pjesa më e madhe tij do të përdoret për financimin e paketës sociale akti-Covid.
Gjithashtu akti normativ shkurtoi shpenzimet e qeverisë qendrore me rreth 5,5 miliardë lekë, duke i çuar në 407,2 miliardë lekë.
Të ardhurat totale nuk kanë ndryshuar, ndonëse për tremujorin ato rezultuan me një tkurrje prej 4%, ndërsa në mars, kur ekonomia u përball për herë të parë me pasojat e Covid-19, ato ranë me 19%.
Të ardhura për 2020, në buxhetin e rishikuar në mes të marsit priten në 490 miliardë lekë, pasi ato u bazuan në planin e 2019-s, ndonëse fakti rezultoi shumë më ulët. Në 2019-n u mblodhën në buxhet 460 miliardë lekë.
Një rritje prej 6.5% e të ardhurave në 2020-n është e pamundur, teksa FMN pohoi që ekonomia shqiptare pritet të bjerë me 5% këtë vit!
Ja si do të përdoret fondi i ri rezervë me vlerë 116 mln euro
Sipas aktit normativ, fondi rezervë i buxhetit prej 16,2 miliardë lekësh përdoret nga Këshilli i Ministrave, si më poshtë vijon:
– 1 700 milionë lekë për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme;
– 13 500 milionë lekë si kontingjencë për paketën sociale anti-Covid-19.
– 1 000 milionë lekë për emergjenca të tjera në kuadër të masave anti-Covid 19.
Kontingjenca për rrisqet e borxhit prej 4 000 milionë lekësh përdoret nga ministri përgjegjës për Financat për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa.
Përjashtimisht për vitin 2020, kritereve të shpërndarjes së fondit rezervë i shtohen edhe shpenzimet për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19./monitor.al
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...