Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:22 | 16 Prill 2020
Arbresh.info

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 3 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 10 deri 19 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri 27 gradë celcius./

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme