Shkruan: Ibrahim Arslan/gazetar
QEVERI E RE apo ZGJEDHJE?
Arsyet politike janë thelbi i krizës së qeverisë në Kosovë, por kjo është shkaktuar edhe nga paqartësia e disa neneve përkatëse të Kushtetutës, si dhe mungesa e ligjit mbështetës për qeverinë.
Për shembull, mungojnë afatet në nenet përkatëse të Kushtetutës, lidhur me qeverinë. Kjo paqartësi, si më parë në situatë të ngjashme,reflekton në mënyrë negative në funksionimin e marrëdhënieve mes Presidencës dhe Qeverisë, por shkakton edhe përzierjen e kompetencave të institucioneve në fjalë.
Në muajt e fundit jemi dëshmitarë kur Qeveria merr një vendim ose bënë një deklaratë, ndërkohë kundërshtohet nga Presidenti.
Ose Presidenti bën një deklaratë, menjëherë Qeveria reagon duke e kundërshtuar.
Mungesa e infrastrukturës ligjore në lidhje me qeverinë, mundëson nga njëherë që veprimet apo vendimet të marra nga ajo të janë jo mirë të mbështetura në legjislacion. Besa nga një herë edhe arbitrare.
Mungesa e bazës ligjore për qeverinë në tërësi dhe ministritë në veçanti, ia mundësojnë që qeveritë që vijnë në pushtet, të themelojnë apo ti shuajnë ministritë të caktuara, në mënyrë arbitrare sipas nevojës për të shuar apetitet politike të partnerëve të koalicioneve.
Nëse e bëjmë një krahasim rreth përbërjes së qeverive që nga pavarësia në vitin 2008, atëherë do të dukej kështu: qeveria e parë e Hashim Thaçit, kishte vetëm 15 ministri, 15 ministra dhe 15 zëvendësministra.
Ndërsa, në qeverinë Isa Mustafës, e cila u krijua në 2014, numri i ministrave u rrit në 21 dhe numri i zv / ministrave në 75.
Qeveria e fundit e Ramush Haradinajt, u përpoq që të qeverisë Kosovën (me rreth 2 milion banor) me 23 ministri dhe rreth 85 zëvendësministra.
Sidoqoftë, pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, asnjëra prej qeverive (6) të themeluar deri më tani në Kosovë, së bashku me qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, nuk kanë arritur të përfundojnë mandatin e plotë ligjor.
Këto qeveritë, të cilat i kishin ofruar qindra ligje në Parlament, nuk arritën as të draftojnë ligjin për qeveri, si dhe për ministritë, e leje më edhe të miratoheshin nga Parlamenti.
Në vendet e rajonit kjo çështje është e rregulluar me ligj të posaçëm, për shembull nëKroaci (me 4 milion popullsi) me 19 ministri, në Serbi 15 ministri (me 7 milion popullsi), por edhe në vendet e tjera, formimi i qeverisë dhe ministrive bazohen në ligje përkatëse, jo sipas dëshirës së qeverive.
Në shtetet ligjore dhe demokratike, institucionet shtetërore, funksionojnë në bazë të ligjit.
Sa i përket korrespodencës midis Presidentit dhe Kryeministrit lidhur me çështjet e funksionimit, po ashtu mandatimit në formimin e qeverisë pas zgjedhjeve dhe pas votimit të mosbesimit, i përngjan lojës së “ping-pongut”.
Në situatën të cilën gjendemi, në këtë ngërç politik, mund të janë dy zgjidhje: të gjindet një zgjidhje ligjoreapo të krijohet një mundësi e deklarimit të popullatës online se a dëshirojnë zgjedhje tani të jashtëzakonshme apo pas pandemisë.
Opozita thotë se duhet të formohet një qeveri e re shumë partiake, ndërsa partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetori,Vetëvendosja kërkon respektimin e Kushtetutës, dhe pas tejkalimit të kësaj situate të caktohet data për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.Kjo mund të shihet edhe në përgjigjen e Kryeministri Kurti, që ia ka kthyer Presidentit Hashim Thaçi, rreth emërimit të mandatarit të ri, ku ai e përsëriti qëndrimin e njëjtë.
Ish ortaku i Qeverisë, LDK-ja njoftoi opinionin për vendimin e Këshillit Drejtues, për vendimin e marrë lidhur me bërjen e koalicionit me AAK-në, NISMA-n dhe me partitë parlamentare joshqiptare, nëse Presidenti do ta mandatoj Isa Mustafën për formimin e qeverisë, si parti e dytë.
Pas kësaj deklarate të LDK-së, Presidenti Thaçi, në letrën e tretë të dërguar liderit të Vetëvendosjes, kërkon emërimin e mandatarit të ri, duke e potencuar se qytetarët dhe partitë politike në vend me të drejtë janë duke pritur që Presidenti të caktojë mandatarin e ri.
Presidenti Thaçi, si në letrat dhe deklarimet e mëparshme, e përsëriti se ai do të veproj në përputhje me Kushtetutën, e në rast të bllokimit të formimit të qeverisë së re, ai do të drejtohej Gjykatës Kushtetuese, për sqarim të mëtejshme, si në të kaluarën.
Sipas nenit 82.2 të Kushtetutës së Kosovës:
“Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.”
Sipas ekspertëve të kësaj fushe, në situatën e krijuar nuk ka vend për interpretime në bazë të nenit 95 të Kushtetutës, shumë të përfolur. Ku qeveria e propozuar pas zgjedhjeve nëse nuk mund të marrë votëbesimin në Kuvend, Presidenti pas konsultimit me partitë parlamentare, e mandaton një kandidat tjetër nga partia politike ose koalicioni që i fitoi zgjedhjet.
Nëse nenet 82 dhe 95 do shikohen me “syza të paanshme”, nuk do të mungonte interpretimi i drejtë.
Duhet të cekët se edhe kushtetutat e shumë vendeve demokratike, lidhur me qeverinë, bazë ligjore në kushtetutë është përafërt apo identike.
Pavarësisht situatës së krijuar me virusin Corona dhe paqartësive të pretenduara ligjore, qeveria në detyrë duhet patjetër ti kryej të gjitha detyrat ligjore, bile me një angazhim shtesë.
Sidoqoftë, gjëja e parë që qeveria e re duhet të bëjë është të iniciojnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të qartësuar nenet në fjalë të Kushtetutës, si dhe deri në miratimin e paketës ligjore për qeverinë dhe ministritë nga Parlamenti.
Në këtë situatë, me armikun Korona dhe interpretimet e shumta të Kushtetutës, si zgjidhje e vetme mbetet që të ecet bazuar në rrethanat e krijuara, ku opozita duhet të krijoj atmosfere politike që qeveria në detyrë të kryej detyrat e saja, pa i bombarduar qytetarët e Kosovës me informata të panevojshme, në këtë kohë të vështirë për të gjithë.
Duke vëzhguar disponimin, reagimin, shkrimet dhe deklaratat e qytetarëve qytetarët janë të kënaqur me punën e deritashme të Qeveristë.
Në këtë ngujim kolektiv, duhet të luftojmë së bashku korona virusin pa mëshirë dhe të zgjidhim këtë ngërç pa pasur nevojë të polarizohemi.
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...