Besnik Tahiri nga AAK-ja deklaroi se vendimet e marra nga Qeveria Kurti janë të pabaza dhe nuk kanë të bëjnë me parandalimin e Covid-19.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, Tahiri deklaroi se këto masa janë bërë në nguti dhe pa koordinimin e komunave të Kosovës.
“Vendimet e marra nga Qeveria Kurti dhe ministri Vitia janë vendimet më të pabaza nga ta, masa e fundit nuk e parandalon dhe rregullon punën e mospërhapjes së koronavirusit”.
“Kur ka ndodh çasja dhe ballafaqimi drejtpërdrejt u pa që të gjitha masat kanë qenë më shumë PR sesa përmbajtje. Masat që janë marrë janë më shumë politike sesa që merren me ndalimin e përhapjes së virusit”.
“Ka mungu koordinimi mes komunave dhe qeverisë, masat që duhet të bëhen direkt në shendetësi kanë qenë të mangëta. Nëse në fillim e bëjnë një masë e pastaj del se nuk janë konsultu fare me kryetarët e komunave kjo ka qenë nguti dhe rezultat i konferencave të mbrëmjes ose territ siç u quajshin”.
“Kjo masë për mendimin tim është e gabuar dhe është masë politike dhe nuk lidhet me masat për të luftuar koronavirusin nëse dikush e ngrit këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese do të bie poshtë”.
Tahiri mes tjerash ka folur edhe për koalicionin e mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën dhe minoritet kur nuk e përjashtoi mundësinë se mund të arrihet një marrëveshje.
“Ajo çka dijmë prej komunikimit me LDK-në është që këshilli I LDK-së ka marrë vendim të fillojë bisedimet me AAK-në, Nismën dhe minoriteti, mirëpo kjo temë nuk është diskutu në kryesit dhe është temë e hapur – deri tani nuk kemi pasur mbledhje”.
“Vetëvendosja po vazhdon të sillet si një Qeveri që nuk është shkarku nga 2/3 dhe po vazhdon të sillet njësoj, fakti që kjo Qeveri është shkarku tregon shumë dhe ka qenë një gabim i zotit Kurti mendoj un që nuk e mori seriozisht situatën dhe shkarkimi i tij ka ardh direkt pas shkakrimit që i bëri njeriut të dytë të LDK-së”.
“Mendoj që cilado parti do vepronte njësoj si LDK-ja”.
“Në qoftëse krijohen parakushtet, numrat mund të bëhet pasiqë vendi nuk mund të rrij pa Qeveri – duhet të krjiohet një qeveri e re por mendoj që aspektet ligjore duhet të zbatohen me kujdes”.
“Jemi në kohë pandemie nuk duhet ta lejmojm që vendi të drejtohet nga një qeveri e shkarkuar”, deklaroi Tahiri
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation