Google ADS

Gruaja e Tom Hanks: Na kuruan me ilaçin e malarjes, por efektet anësore ishin të tmerrshme

00:54 | 16 Prill 2020
Trina Galanxhi

Rita Wilson, aktorja amerikane dhe gruaja e fituesit të famshëm të Oskar-it, Tom Hanks, ndau përvojën e saj me publikun pas infektimit si çift, duke veçuar aspektin e kurës, asaj me klorikinë, një ilaç i diskutueshëm i përdorur në luftën kundër malarias për të cilën shumë pretendojnë se ka efekt në luftimin e koronavirusit.

Aktorja e famshme 63-vjeçare zbuloi në një rrëfim televiziv se asaj dhe burrit të saj iu ofrua ilaçi i lartpërmendur muajin e kaluar ndërsa ishte në Australi, kur të dy rezultuan të infektuar.

Trajtimi i koronavirusit me një ilaç të krijuar për të luftuar malarian mund të ketë ndihmuar në kurimin e tyre, por, siç pretendon ajo, i dha asaj edhe efekte anësore ekstreme.

Pas klorokinës, Wilson tha se përjetoi alivanosje, marramendje dhe dobësi të përgjithshme të muskujve.
“Të gjithë duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj këtij ilaçi, sepse në këtë pikë nuk mund të themi me siguri se sa efektive është në luftimin e koronavirusit,” pretendon aktorja.

Megjithë mijëra pacientë me koronavirus seriozisht që po trajtohen me një version më të ri të ilaçit të quajtur hidroksilklorinë, agjensitë federale që e vlerësojnë atë dhe individë që pretendojnë se ka kursyer shumë, shumë teste të tjera ende duhet të bëhen përpara se të mund të konsiderohet me të vërtetë një zgjidhje e sigurt.

Wilson dhe Hanks ishin ndër yjet e parë të Hollivudit që njoftuan se ishin me koronavirus. Dhe, pasi kaluan një muaj e gjysmë në Australi, aty ku dhe u infektuan, çifti së fundmi u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe menjëherë pas kësaj vendosi të dhurojë gjakun e tyre për kërkime të mëtejshme, duke shpresuar se antitrupat e tyre do të përdoren për zhvillimin e vaksinës./blic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme