Covid-19: Trump nuk ndal kritikat ndaj OBSH-së

00:48 | 16 Prill 2020
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump sërish ka shprehur zhgënjimet e tij në lidhje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se: “Unë kam një ndjenjë, se OBSH e dintë saktësisht se çfarë po ndodhte”.

Ai ka theksuar se është kritikuar gabimisht për vendimin e tij në lidhje me mbylljen e kufijve mes SHBA-ve dhe Kinës, transmeton portal arbresh.info

“Në mënyrë tragjike, kombet tjera besojnë se OBSH dhe ata nuk bëjnë asnjë lloj ndalimi”, shtoi Trump. “E shikoni se çfarë ndodhi me Italinë, Spanjën, e shikoni se çfarë ndodhi në Europë”.

OBSH-në ai e quan një ‘gabim tragjik’ , sepse sipas tij ata e dini se si do eskalonte situata.

“Jam i sigurtë që ata e dini saktë se çfarë po ndodhte”, tha Trump.

Vendimi i presidentit amerikan për të ndalur fondet për organizatën ndërkombëtare ka tërhequr një shqyrtim dhe skepticizëm.

Covid-19 ka prekur gati 2 milionë banorë në mbarë botën, ndërsa numri vazhdon të rritet dita ditës./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme