Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk ka arritur ta menaxhojë mjaftueshëm krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Në një adresim në Senatin e Francës në lidhje me COVID-19, Le Drian tha se OBSH ka treguar “mangësi në reagim, veprim të pavarur nga shtetet dhe në përçimin e informacioneve”.
Ai tha se problemi nuk qëndron vetëm tek aktorët e organizatës, por në të njëjtën kohë edhe në funskionimin e saj, ndërsa shtoi se ndihet i pikëlluar nga vendimi i SHBA-së për tërheqjen e fondeve nga OBSH.
Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump dje njoftoi tërheqjen e fondeve që vendi i tij i ofron për OBSH-në.
Trump akuzoi OBSH-në për “mbrojtjen e tezave të Kinës” dhe për “mosnisje të një hetimi të besueshëm për atë se si është përhapur virusi nga Wuhani”.
Në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ku njoftoi tërheqen e fondeve për OBSH-në, Trump tha se kjo organizatë nuk e ka zbatuar detyrën e saj themelore dhe duhet mbajtur përgjegjëse.
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...