Joshua: Fury na mësoi të gjithëve sesi ta shkatërrojmë Wilderin

23:05 | 15 Prill 2020
L G

Anthony Joshua thotë se kishte besuar se Tyson Fury do t’ia nxirrte në pah dobësitë dhe do ta shkatërronte Deontay Wilderin, siç edhe kishte ndodhur në rimeçin e tyre në shkurt. Joshua tregon se edhe vetë do të bënte luftë të ashpër ndaj amerikanit.

Britania e Madhe i mban të gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë, pasi Fury e shpall kampion i ri i botës në WBC kur e rrahu me nokaut Wilderin në shkurt, ndërkohë që Joshua i mban titujt e tjerë në WBA, IBF dhe WBO, pas triumfit me pikë ndaj Andy Ruiz Jr në dhjetor, transmeton Gazeta Express.

Joshua kishte pritur që Fury do t’ia ndërpriste. Wilderit sundimin si mbajtës i titullit në WBC, sepse kishte ndier se amerikani ishte bërë shumë i varur në dorën e tij të djathtë shkatërruese.

“Unë besoja se Tyson Fury do ta bënte atë që e bëri ndaj Wilderit”, tha Joshua për Sky Sports.

“Thjesht u pata ndier kështu. Wilder është ish-kampon i frikshëm dhe e ka mundësinë të rikthehet, por thjesht e dija se kur do ta arrinte nivelin më të lartë, do ta kishte të vështirë, sepse tjetër gjë është të arrish atje e tjetër të qëndrosh atje”, shtoi Joshua.

“Fury e shkatërroi Wilderin dhe ia shfaqi në pah dobësitë atij”, theksoi ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme