Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për disa prapaskena në raport me arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen.
Gashi, në “Debat Plus” ka thënë se standardin e qeverisjes së pastër e ka krijuar Isa Mustafa.
“Qeveria Mustafa nuk ka pasur ministra me aktakuzë. Në momentin kur Ferid Aganit i është konfirmuar aktakuza është shkarkuar”
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së thotë se edhe ne qeverisjen me LVV-në, LDK-ja nuk ka pranuar disa emra nga kjo parti.
“Kemi refuzuar edhe ministra që kanë pasur të vijnë nga Vetëvendosje pasi kanë pasur probleme që dihen…Mund të gjenden kush çfarë problemi ka pasur. Nuk dua t’i përmend emrat publikisht”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrtarit të Vetëvendosjes, ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi.
“Arben Gashi është duke gënjyer. Asnjë emër i ministrave nuk është diskutuar me LDK-në pasi Vetëvendosje i ka bërë publik emrat e ministrave pa u arritur marrëveshja”, ka thënë Bislimi.
Ndërkohë Gashi ka thënë se edhe në kryesi të LDK-së është diskutuar se nëse Vetëvendosje propozon emra të caktuar që nuk dëshiroj t’ua përmend emrat nuk do të bëhet koalicioni.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...