Turqia sot konfirmoi 115 viktima të tjera nga coronavirusi i ri (COVID-19) në vend gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1,518, transmeton Anadolu Agency.
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me coronavirus u rrit në 69,392, pasi 4,281 persona kanë rezultuar pozitivë në virusin, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në Twitter.
Deri më tani, gjithsej 5,674 janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, tha Koca.
Ai gjithashtu njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 34,090 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve në vend ka shkuar në 477,716.
Turqia aktualisht po kuron 1,820 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv, bëri të ditur Koca.
Në nivel global, virusi ka infektuar mbi 2 milionë pacientë dhe deri më tani ka marrë mbi 129,000 jetë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.
Ndërkaq, më shumë se gjysmë milioni njerëz janë shëruar.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...