Studiuesit kinezë që analizuan një restorant ku u infektuan 10 njerëz të ndryshëm, besojnë se shkak mund të jetë ajri i ardhur nga kondicioneri.
Studiuesit morën në konsideratë 10 raste me Covid-19 nga tre familje që po darkonin në të njëjtin restorant në Guangzhou, në jug të Kinës dhe shkruanin në një artikull se rrjedha e fortë e ajrit nga kondicioneri mund të ketë shpërndarë piklat virulente nëpër tavolina.
Për këtë ekspertët rekomandojnë që restorantet të shtojnë hapësirën mes tavolinave për të përmirësuar ventilimin, duke ulur rrezikun e infektimit të klientëve.
Pacienti i parë i 10 rasteve të studiuara ishte kthyer në Vuhan një ditë pasi kishte darkuar me tre të afërm në një restorant pa dritare por me kondicioner ajri në çdo kat.
Po atë ditë atij i kishte nisur kolla dhe ethet, ndërsa kur shkoi në spital rezultoi pozitiv me Covid-19.
Brenda dy javëve katër anëtarë të familjes së tij dhe tre anëtarë nga familja që po darkonte pranë tyre në restorant ishin sëmurë me koronavirus.
“Nga ekzaminimet tona mbi rrugët e transmetimit, arritëm në konkluzionin se shkaku më i mundshëm i transmetimit ishin shpërndarja e piklave, të cilat u nxitën nga ventilimi me ajër të kondicionuar. Faktori çelës i transmetimit ishte drejtimi i rrymës së ajrit.”
Ndërsa rreth 73 klientë të tjerë që kishin pasur kontakt me pacientin e parë nuk u infektuan, dhe as anëtarët e stafit.
“Piklat në ajër, të njohura ndryshe si aerosol, ndjekin rrymën e ajrit, prandaj përqendrimi i tyre i vogël në zona të tjera të restorantit nuk ka qenë tië mjaftueshëm për të shkatuar infeksion në zona të tjera”, thuhej në studim.
Studiuesit pranojnë se argumentimi i tyre është i kufizuar pasi nuk prahasuan mostra të anti-trupave të familjarëve të infektuar për t’u siguruar që ishin infektuar pikërisht në restorant./TCH
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...