Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ju njofton se gjatë ditës së sotme, më 15 prill 2020 është ndaluar i dyshuari K.A., në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’, nga neni 260 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dyshuari K.A., përmes rrjetit social ‘’Facebook’’ ka prezantuar një bar, duke theksuar se me atë produkt shërohet Coronavirusi, i cili edhe e ka prezantuar mostrën e barit, me ç’rast e njëjta është konfiskuar dhe do të dërgohet për analizë në Institutin Bujqësor të Kosovës.
“I dyshuari K.A., më 06 prill 2020, në profilin e tij në rrjetin social ‘’Facebook’’, ka publikuar informacion me mbishkrim ‘’Përshëndetje, a ka vullnetar të infektuar me corona virus që do të perdorë barin që e bëjë unë në bazë bimore. Veprimi i barit: specter të gjerë kundër viruseve, veprim kundër replikimit të virusit brenda qelizës, stimulon sistemin imunitar për të luftu infeksionin. Bari përdoret vetëm një javë, nuk ka efekte anesore (nuk janë te njohura, bari është falas sasia e kufizuar). Imuniteti formohet brenda 10 dite’’, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Tek i dyshuari gjatë bastisjes nga inspektorët policor dhe farmaceutik janë gjetur 45 litra alkool etilik 95% pa prejardhje, me ç’rast i njëjti është sekuestruar dhe është dorëzuar në Doganën e Kosovës./arbresh.info
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër