“Hapat e parë si reper” djali i Vesa Lumës dhe Big Bastës, hapave të prindërve

19:08 | 15 Prill 2020
A. B.

Çifti i njohur, Vesa Luma dhe Big Basta, po  qëndrojnë të karantinuar në Zelandën e Re, vend ky në të cilin janë shpërngulur prej vitesh.

Ata janë prindër të një djali bukurosh Lian, i cili  duket se do ta vazhdoj të njëjtin rrugëtim si babi e mami, shkruan portali arbresh.info

Këtë e ka vërtetuar një video e publikuar nga Big Basta, ku Liani shfaqet duke bërë ‘freestyle’. Reperi nuk ka munduar ta fshehë krenarinë dhe lumturinë, duke pohuar se Liani e ka si traditë çdo mëngjes të kërkojë instrumentale, për të bërë ‘freestyle’.

“Hapat e para te Lian drejt suksesit si rapper… Cdo mengjes e ka si tradite kerkon instrumentale qe te beje freestyle. Po perparon teper cdo dite dhe ka ritmike te frikshme. Krenaria ime dhe e @vesaluma qe na lumturon zemrat!”, u shpreh ndër të tjera ai.

Ndryshe, dyshja sollën një ripërpunim të këngës “Holy Grail”, të Justin Timberlake dhe Jay-Z. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme