Kreu i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka deklaruar se në Kosovë do të duhej të ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme, pas përhapjes së koronavirusit.
Haziri ka bërë thirrjen e njëjtë që ka bërë edhe ish’ministri Agim Veliu që pikërisht për këtë deklaratë u shkarkua nga kreu i qeverisë tash në detyrë Albin Kurti.
Mirëpo, Haziri thotë se për të vepruar njëjtë edhe me të, fillimisht duhet që të organizohet referendum popullor.
“Nuk ka bir nane që mundet mua me lëvizë. Mua më kanë zgjedhë qytetarët dhe duhet me referendum me më rrëzu mu”, ka thënë Haziri duke kujtuar pasojat që la shkarkimi i Veliut.
“Po ja që Agimi, u shkarkua, por me veti mori edhe krejt kabinetin”, ka thënë Haziri në Frontal.
Në këtë bisedë, Haziri ka folur edhe për përplasjet mes Vjosa Osmanit dhe Driton Selmanajt, duke i dhënë të drejtë kryetares së Kuvendit të Kosovës.
“Duhet mu mësu me udhëheqjen nga ana e Vjosës. Ajo më lehtë e ka pasur te tregoj rregulla përmes një deputeti të LDK-së sesa të një partie tjetër”, ka thënë Haziri.
Osmani, siç ka thënë Haziri, nuk do të lejojë që në kuvend të ndodhin gjëra siç kanë ndodhur në kohën e Kadri Veselit.
“Ka të bëjë me menaxhimin e seancës nga një kryetare që nuk toleron si kryetari i mëhershëm për të krijuar skena komike e nganjëherë edhe tragjike”, ka thënë Haziri.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin