Rita Ora i ‘tërbon’ fqinjët, ankohen për sjelljen e saj gjatë izolimit

18:45 | 15 Prill 2020
A. B.

Këngëtarja, 29 vjeçe, Rita Ora thuhet se po qëndron me pesë vetë në pronën rurale Cotswolds në Anglinë jug-perëndimore në një udhëtim të rezervuar para pandemisë koronavirus.

Rita dhe miqtë e saj thuhet se i kanë lënë banorët e zonës të tërbuar pasi ata i ndaluan shëtitjet publike aty pranë dhe përdorët një dron për t’i ndjekur fqinjët që kalojnë andej pari, shkruan “The Sun” transmeton portali arbresh.info

Ritës gjithashtu i ka ‘bërtitur edhe një fermer’, pasi ajo dhe miqtë e saj hynë në tokën e tij private.

Megjithatë ferma në të cilën ata janë vetizoluar është vendi nga i cili thuhet se po dëgjohet më së shumti zhurmë.Fqinjët madje janë ankuar se ka shumë zhurmë dhe dronë që ndjekin njerëzit.

Rita përndryshe ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga shtëpia në fermë ku po qëndron këto ditë. / arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme