Këshilli për Siguri nesër vendosë për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni

18:13 | 15 Prill 2020
L G

Nesër në orën 12:00 në kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurisë, dekorojnë nga kabineti i Presidentit.

Përveç anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski, në seancë do të marrin pjesë edhe zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Pendarovski dje tha se ekzistojnë mundësi që gjendja e jashtëzakonshme të vazhdohet edhe për 30 ditë, por vendimi pritet të merret nesër.

Më herët, nga Qeveria njoftuan se kanë vendosur t’i paraqesin Presidentit një propozim në të cilin vlerësohet se për t’u ballafaquar me sukses me coronavirusin, nevojitet gjendje e jashtëzakonshme në vend.

Më 18 mars u në vend u shpall gjendje jashtëzakonshme në të gjithë territorin për 30 ditë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme