Kina tha të mërkurën se vendimi i Presidentit të SHBA Donald Trump për të pezulluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit do të prekte të gjitha vendet ndërsa bota përballet me një fazë kritike në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Komentet nga ministria e jashtme pasuan njoftimin e presidentit Trump të martën ku ai tha se OBSH nuk hetoi siç duhet rastet e hershme të virusit në Kinë.
Gjermania u bashkua në mbrojtje të agjencisë, me Ministrin e Jashtëm Heiko Maas që tha të mërkurën se përcaktimi i fajit “nuk ndihmon”.
“Ne kemi punuar nga afër së bashku kundër #COVID19,” shkruan Maas në Twitter. “Një nga investimet më të mira është forcimi i OKB-së, veçanërisht i OBSH-së së financuar jo sa duhet, për shembull për zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave.”
Schuldzuweisungen helfen nicht. Das Virus kennt keine Grenzen. Wir müssen gegen #COVID19 eng zusammenarbeiten. Eine der besten Investitionen ist es, die @UN, allen voran die unterfinanzierte @WHO, zu stärken, z.B. bei der Entwicklung und Verteilung von Tests und Impfstoffen. https://t.co/ugVbnZFx7R
— Heiko Maas ?? (@HeikoMaas) April 15, 2020
Ka rreth 2 milion raste të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë botën, por me vështirësitë në qasjen ndaj testeve në shumë zona, shifrat e vërteta janë me siguri më të larta. Statistikat e Universitetit Johns Hopkins të mërkurën japin numrin e vdekjeve në të gjithë botën në më shumë se 126,000.
Franca tha që numri i fataliteteve atje kishte kaluar 15,000 njerëz, duke e bërë atë vendin e katërt që e kalon këtë shifër, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Italinë dhe Spanjën.
Italia dhe Spanja janë ndër disa vende evropiane që kanë filluar të lehtësojnë izolimet e rrepta, të destinuara për të ndaluar përhapjen e virusit, ndërsa Franca sapo zgjati masat e saj.
Diskutimet se kur dhe si do të lehtësohen kufizimet po zhvillohen në qeveritë në mbarë botën. Në shtetin perëndimor të Kalifornisë, Guvernatori Gavin Newsom tha se do të marrë në konsideratë heqjen e urdhrave të izolimit kur numri i shtrimeve në spitale të bjerë për të paktën dy javë, testimi të jetë më i disponueshëm, të ketë më shumë pajisje mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor, dhe zyrtarët të kenë aftësi më të mirë për të gjurmuar dhe izoluar ata që janë të infektuar.
India njoftoi të mërkurën se planifikon të lejojë aktivitetiet e prodhimit dhe të bujqësisë të rifillojnë në zonat rurale më 20 prill, ndërsa izolimi mbarëkombëtar mbetet në fuqi deri në fillim të muajit të ardhshëm.
Masat e ndryshme reflektojnë rrugën e shpërthimit, me pikat e mëparshme të nxehta që po shohin shenja premtuese se më e keqja mund të jetë drejt fundit, ndërsa pjesët e tjera të botës sapo kanë filluar të provojnë numra më të lartë të rasteve.
Kjo është reflektuar me një numër urdhrash të reja izolimi këtë javë në Afrikë. Malaui është ndër më të fundit, me Presidentin Peter Mutharika që njoftoi të martën një urdhër izolimi 21-ditor që fillon të shtunën.
“Do të doja t’ju nxis që të zbatoni plotësisht masat sepse ato janë për të mirën e vendit tonë,” tha Mutharika.
Në frontin ekonomik, urdhërat e qëndrimit në shtëpi kanë çuar në një rënie të gjerë të konsumit të naftës.
Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë lëshoi një parashikim të mërkurën për një rënie të kërkesës për muajin Prill prej 29 milion fuçish në ditë, duke arritur nivelet që bota nuk i ka parë në 25 vjet.
Në Zelandën e Re, Kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi se ajo dhe zyrtarë të tjerë të lartë po i ulin vullnetarisht pagat e tyre me 20% në një veprim simbolik, duke pranuar vështirësitë ekonomike të vendit në përgjigje të shpërthimit. /Voa/
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës