Ditën e sotme 19 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Shqipëri duke e çuar në 494 numrin totat të të infektuarve.
Ministria e Shëndetsisë bën me dije se fatmirësisht një pjesë e të infektuarve janë në gjendje të mirë shëndetsore dhe nuk kanë nevoj për kujdes spitalor.
Aktualisht në dy spitalet Covid 1 dhe Covid 2 ndodhen të shtruar 48 persona, mes të cilëve 12 janë në terapi intensive dhe 4 prej të tyre janë të intubuar.
Pacientët e intubuar ndodhen të gjithë në spitalin Shefqet Ndroqi”.
“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë. Pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qendrueshëm të rasteve në spital. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse