Google ADS

Shërohen edhe 12 pacientë, gjithsej 98 persona e kanë kaluar coronavirusin në Maqedoni

15:40 | 15 Prill 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara, në dy testet e fundit kontrollues negativ kanë rezultuar 12 persona nga Shkupi, të cilët janë kuruar në kushte shtëpiake.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i personave që e kanë kaluar coronavirusin shkon në 98.

Ndërsa nga ana tjetër në 24 orët e fundit është regjistruar edhe një viktimë nga Covid-19, me çka numri i përgjithshëm i atyre që e kanë humbur jetën shkon në 45.

Në 24 orët e fundit me coronavirus janë regjistruar 66 raste të reja, kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është 974.

Sipas të dhënave zyrtare, raste aktive në Maqedoninë e Veriut ka 831.

 

Të ngjashme