Alarmohen gjigantët evropianë, Havertz thotë se është gati për hapin e radhës

12:33 | 15 Prill 2020
Arbresh Info

Gjigantët evropianë janë në dijeni pasi ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz ka deklaruar se është duke konsideruar mundësinë.

Në muajt e fundit ka raportime se Real Madrid, Barcelona, Liverpool dhe Manchester City janë të interesuar për gjermanin, transmeton portali arbresh.info.

Havertz për Bild tha se i pëlqen sfidat e mëdha, andaj është i gatshëm për hapin e radhës.

“Jam gati për hapin e madh dhe i pëlqej sfidat”.

“Leverkusen është klub i mirë, ndihem mirë. Por, sigurisht dua të bëj hapin tjetër në karrierë. Ky është synimi im”, deklaroi ai.

Për kartonin e Havertz duhet paguar 110 milionë euro./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme