Google ADS

Receta e ditës: Speca të mbushur sipas stilit meksikan

12:38 | 15 Prill 2020
Trina Galanxhi

Receta që portal arbresh.info sjell për ju sot është vegjetariane dhe është gatuar nga blogerja e njohur amerikane Danae.

Një recetë plot shije dhe përplot me vitamina dhe minerale, mund të jetë sot edhe receta e duhur për drekën tuaj.

Përbërësit:

4 speca, të ndarë përgjysmë dhe të pastruar mirë
3 gota kuinoa, të gatuara
1 gotë fasule të zezë, të konservuar ose të freskët
½ filxhan misër të ngrirë
½ filxhan majdanoz
2 lugë të mesme lëng limoni
2 lugë të mesme spec djegëst
1 lugë të vogël qimnon të grirë
2 thelpinjë hudhër
Kripë (sipas dëshirës)
Piper i zi( sipas dëshirës)
½ gotës djath kackavall, ose cheddar

Përbërësit për sosin me kos:
½ avokado, e qëruar dhe copëtuar
¼ gotës kos
2 lugë të vogla lëng limoni
Kripë dhe pipër të zi ( sipas dëshirës)

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 200 gradë, lyeni me gjalpë dhe vendosni specat e ndarë për gjysë. Spërkatni pak me kripë dhe piper dhe vendosni në furrë për 15 minuta.

Në një enë kombinoni mbetjet e specave me djath , fasule dhe përbërësit tjerë përzieni mirë. Shtoni edhe erëzat.

Specat i hiqni nga furra dhe bëni mbushjen e tyre në mënyrë të barabartë dhe vendosni në furrë që të piqen për 10 deri në 15 minuta.

Përderisa specat piqen, gatuani sosin me avokado. Në një blender ose një procesor ushqimi shtoni të gjithë përbërësit dhe skuqni pak. htoni ujë një lugë gjelle në një kohë për tu qetësuar derisa të arrihet konsistenca e dëshiruar. Shijoni për erëza.

Shërbejeni specat e mbushur me salcën e avokados. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme