/Në komunikimin e përditshëm për situatën e covid-19 në vendin tonë ministria e Shëndetësisë bëri me dije se numri i viktimave në vend ka shkuar në 25.
Viktima ishte një pacient 90-vjeçar nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.
Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacient./TCH
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...