Alarmohet Manchester United, Real-i gati t’i shesë tre yjet

12:01 | 15 Prill 2020
Arbresh Info

Real Madrid do të shesë disa lojtarë gjatë verës në mënyër që të transferojë disa të rinj.

Sipas Don Balon, trajneri Zinedine Zidane dëshiron të këtë në skuadër mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba ose të Ajax, Donny van de Beek, andaj do shesë Isco-n, Luka Modric dhe James Rodriguez, transeton portali arbresh.info.

“Djajtë e Kuq” që një kohë kanë interesim për te tre yjet e “Mbretërve”, por më herët asnjëri nga ta nuk ka qenë në shitje.

Thuhet se United në këmbim të Pogba dëshiron shërbimet e Isco-s, që kërkohet edhe nga rivali lokal, Manchester City.

Ka raportime se presidenti i gjigantit spanjoll, Florentino Perez do të përfshijë ndonjërin nga këta lojtarë në ofertën për Pogba-n gjatë verës./arbresh.info.

Të ngjashme