Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka folur për rastin e parë të vdekjes në këtë komunë të një 69 vjeçari nga virusi COVID-19.
Muharremaj në RTK ka thënë se për vdekjen e tij është informuar nga familjarët e të ndjerit.
“Jam informuar nga familja Bytyqi. Viktima është nga fshati Semetisht. Jemi në kontakt me familjen dhe jemi në përgatitje të varrimit. Në varrim do të marrin pjesë vetëm dy anëtarë të familjes”, ka thënë Muharremaj.
Muharremaj ka bërë të ditur se familjarët i kanë konfirmuar po ashtu se i ndjeri kishte pasur edhe probleme tjera shëndetësore.
Ai ka shtuar se nga familja e të ndjerit janë edhe katër anëtarë të tjerë të infektuar me coronavirus por se gjendja e tyre është e mirë.
Muharremaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Suharekës t’i respektojnë masat e ndërmarra dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, duke kërkuar që të mos kenë panik pasi që sipas Muharremajt gjendja në Suharekë është stabile.
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...