Google ADS

Rusi, shënohen 3.388 raste të reja me COVID-19

11:15 | 15 Prill 2020
Arbresh Info

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus ka mbërritur në 24.490, me 198 të vdekur

Të paktën 3.388 raste të reja me koronavirus (COVID-19) u raportuan në Rusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24.490.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend arriti në 198, pasi 28 persona vdiqën që nga dita e djeshme, thuhet në deklaratën e shtabit të urgjencës.

Rreth 1.986 persona janë shëruar, përfshirë 292 pacientë të liruar nga spitalet gjatë 24 orëve të fundit.

Që kur u shfaq dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan, virusi është përhapur në të gjithë botën.

Në nivel global janë raportuar mbi 2 milionë raste me koronavirus me mbi 126.700 vdekje, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” me qendër në SHBA. Më shumë se 493.800 janë shëruar./AA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme