Dy mesfushorët Bruno Fernandes dhe Paul Pogba ende nuk kanë luajtur se bashku te Manchester United, por portugezi pret shumë nga francezi.
Fernandes u transferua në janar te “Djajtë e Kuq” dhe ka shënuar tri gola duke bërë katër asistime në nëntë paraqitje, gjë që i ka impresionuar të gjithë, transmeton portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, Pogba nuk ka luajtur që nga lëndimi në ndeshjen ndaj Neëcastle United, por pritet të jetë i gatshëm kur të rifillojë Premierë Liga.
Fernandes tha se tifozët presin shumë nga Pogba dhe beson se me të skuadra do jetë në nivel më të lartë.
“Paul është i lënduar që një kohë dhe të gjithë e dimë se ka shumë kualitet. Paul është duke u kthyer nga një moment i keq, për shkak të situatës. Kur luajti gjithashtu, klubi dhe skuadra nuk ishin mirë, shkaku se presin shumë nga Paul”.
“Paul është lojtar i mirë dhe Manchester United paguajti shumë për të, andaj është normale të presin shumë”.
“Është normale kur je në këtë situatë dhe nuk luan si yll, sepse të gjithë presin nga Paul siç presin për Ronaldo-n te Juventus ose Messi-n te Barcelona”.
“Të gjithë presin shumë nga Paul në Manchester, sepse e dinë çfarë kualiteti ka. Skuadra ka shumë besim”, deklaroi ai.
Thuhet se ky sezon i Pogba-s në “Old Trafford” do jetë i fundit sepse do kalojë te Real Madrid ose kthehet te Juventus./arbresh.info.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...