Google ADS

OBRM-PDUKM kritikon Qeverinë e LSDM-së në luftën kundër Covid-19

10:23 | 15 Prill 2020
Arbresh.info

OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi thonë se “qytetarët e Maqedonisë me jetë e paguajnë paaftësinë e pushtetit të LSDM-së”.

“Në mënyrë drastike rritet numri i të vdekurve dhe të infektuarve. Dhjetëra jetë humben për shkak se raportit joserioz të pushtetit ndaj shëndetit të qytetarëve. Ajo që më së shumti na shqetëson është që pjesa më e madhe e pacientëve që kanë vdekur aspak nuk kanë marrë kujdes nga institucionet shëndetësore dhe kanë vdekur rrugës drejt spitalit”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton telegrafi maqedoni.

Ata shtojnë se se numri i të infektuarve nga coronavirusi në krahasim me fqinjët e Maqedonisë është më i madh por edhe numri i vdekjeve në një milion banorë.

“OBRM-PDUKM edhe një herë bën apel se është e nevojshme testimi masiv me qëllim që të parandalohet bartja e virusit, posaçërisht në epiqendrat ku ka numër të madh të të infektuarave si Shkupi, Prilepi dhe Kumanova. E turpshme është me ditë të pritet për testim apo rezultate”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme