Kate Beckinsale është në një lidhje të re dhe i dashuri i saj është vetëm një vit më i madh se vajza e saj 21-vjeçare, Lily Sheen, shkruan Page Six.
Aktorja e “Underworld”, 46 vjeçe, u fotografua të dielën e Pashkëve duke mbajtur duart me muzikantin 22-vjeçar Goody Grace.
Dyshja u lidhën në janar kur u panë duke lënë para-ndejën e Grammys. Që atëherë, aktorja me origjinë angleze ka lënë komente në profilin e të dashurit në Instagram.
Të dielën, Grace postoi një fotografi të tij duke mbajtur një vezë të madhe çokollate me disa karamele Peeps mbi supin të cilit Beckinsale i shtoi në pjesën e komenteve: “Peep x”.
Nuk është hera e parë që Beckinsale është lidhur romantikisht me një burrë të ri.
Vitin e kaluar, ajo pati një romancë me komedianin Pete Davidson, 26 vjeç, menjëherë pas ndarjes së tij me të fejuarën Ariana Grande.
Të dy u fotografuan teksa shikonin Rangers duke luajtur hokej në Madison Square Garden. Ndërsa, romanca ishte e shkurtër – vetëm katër muaj – Davidson e bëri të qartë në një intervistë me Charlamagne Tha Zot se ai nuk kishte ndjenja të forta, duke iu referuar Beckinsale si “një nga njerëzit më të dashur që kam takuar ndonjëherë.”
Në vitin 2017, Beckinsale u vërejt duke kaluar kohë me komedianin Matt Rife, 21 vjeç dhe komikun britanik Jack Whitehall, 30 vjeç, vitin e ardhshëm.
Aktorja “Pearl Harbour” më parë ishte martuar për 12 vjet me regjisorin Len Wiseman. Të dy u takuan në ekipin e “Underworld”.
Wiseman paraqiti kërkesë për divorc në vitin 2016 dhe ajo u finalizua vitin e kaluar.