Rusia është e gatshme që të diskutojë më SHBA-të për raketat hipersonike dhe çështje të tjera të kontrollit të armëve , si pjesë e diskutimeve më të gjera rreth stabilitetit strategjik, tha të martën Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.
Marrëveshjet e kontrollit të armëve të epokës së Luftës së Ftohtë kanë qenë në rrezik pasi marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin kanë qenë në pikë shumë të dobët gjatë viteve të fundit, transmeton portal arbresh.info
Në gusht të vitit 2019, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga një marrëveshje strategjike e armëve, Traktati i Forcave Bërthamore të Rendit të Ndërmjetëm (INF), duke cituar mos respektimin e Rusisë.
Rusia nis hetimet pas heqjes së statujës sovjetike në Pragë
Të dy vendet po zhvillojnë raketa hipersonike për të zgjeruar aftësitë e tyre të mbrojtjes.
Raketa të tilla, të cilat fluturojnë disa herë shpejtësinë e tingullit dhe mund të drejtohen gjatë fluturimit, janë më të vështira për t’u ndalur dhe sipas disa ekspertëve, egziston frika që vendosja e tyre mund të shkaktojë garë të re të armëve bërthamore.
Lavrov tha se ai dëshiron të flas me Sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, pasi gjatë një bisede telefonike të zhvilluar ditëve të fundit, Pompeo preku rifillimin e bisedimeve për kontrollin e armëve dhe stabilitetin strategjik.
“Ne e mirëpresim një interest ë tillë nga partnerët tanë amerikanë, sepse i kemi inkurajuar ata që t’i trajtojnë këto problem më aktivisht për një kohë të gjatë. Në jemi të hapur për bidesime rreth zhvillimeve të reja premtuese, përfshirë edhe armët hipersonike, dhe unë e theksoj këtë veçanërisht, duke marrë parasysh të gjitha aspektet dhe faktorët që ndikojnë në stabilitetin strategjik, pa përjashtim”, tha Lavrov.
Moska ka ndërmarrë hapa për të ndrequr lidhjet me Perëndimin që nga shpërthimi i koronavirusit.
Rusia i ardhur në ndihmë Italisë dhe SHBA-ve me furnizime dhe paisje mjekësore, ndërsa janë shprehur të gatshëm që ndihëm ta avzhdojnë edhe më tutje, nëse kërkohet nga vendet Perëndimore./arbresh.info/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...