Google ADS

Haxhiu: Thaçi nuk është subjekt, ai duhet të pranojë rolin e tij dhe nuk ka të drejtë të krijojë qeveritë

23:55 | 14 Prill 2020
L G

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë  se presidenti i Kosovës, Hashim Thacçi po mundohet të krijojë një qeveri, e të cilën ajo thotë se nuk ka të drejt ta bëjë.

‘’Thaçi nuk është subjekt, nuk mund të krijojë qeveri’’, thotë ajo.

‘’Presidenti Thaçi po mendon se është njëri prej subjekteve që të krijojë një qeveri si do ai. Kushtetuta është e qartë, ai ka vetëm një rol objektiv’’, shton ajo në emisionin DPT .

Tutje ajo thotë se vetëm VV mund të krijojë qeverinë e re, ndryshe vendi shkon në zgjedhje.

‘’Edhe ata që e kanë shkruar kushtetutën e kanë pranuar. Nëse nuk pranojmë të krijojmë qeveri, atëherë shkojmë në zgjedhje’’, thotë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë disa fjalë edhe për kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa, që deklaroi se VV po instalon diktaturë në Kosovë me shkelje të Kushtetutës.

‘’Mustafa po na flet për shkelje kushtetuese, ndërsa ai vetë e pat shkelur me Zajdenicën. Çdo vendim që e kemi marrë menjnëherë pati kundërshtime. Ata po e shtrojnë rrugën për një koalicion me PDK’në. Kështu e kanë qëllimin me diskursin e tyre SHIK’u, PDK’ja etjj… e pastaj ta bëjnë qeverinë me ta. Mundësia që të ketë qeveri pa VV’në nuk e kanë.’’

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme